Mesfushori i Kombëtares shlyen gabimin e javës së kaluar, gjen golin e parë të kampionatit

Futboll

Mesfushori i Kombëtares shlyen gabimin e javës së kaluar, gjen golin e parë të kampionatit

Më: 14 prill 2024 Në ora: 15:53
Arbnor Muçolli

Mesfushori i Kombëtares shqiptare të futbollit, Arbnor Muçolli, ka gjetur sot golin e parë të sezonit në kampionatin suedez, ku vesh fanellën e Goteborgut. Futbollisti kuqezi., ka shlyer kështu disi gabimin e një jave më parë në kampionat.

Ai kishte shpërdoruar një penallti në humbjen e javës së kaluar, duke u kritikuar pavarësisht se kishte bërë një paraqitje shumë të mirë me skuadrën e tij.

Sot, ai bëri gjithçka mirë në fillimin e pjesës së dytë, kur shfrytëzoi gabimin e portierit të Kalmar për të çuar sferën në rrjetë duke i dhënë avantazhin 1-0 ekipit në transfertë.

Një gol që e festoi me një përkulje para tifozëve të tij, për të cilët ai është kthyer shumë shpejt në një prej idhujve të ekipit aktual.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat