Vllaznia dhe Partizani kërkojnë të ‘shkelmojnë’ krizën

Futboll

Vllaznia dhe Partizani kërkojnë të ‘shkelmojnë’ krizën

Më: 20 prill 2024 Në ora: 10:25
Pamje nga një ndeshje

Vllaznia dhe Partizani kanë harruar shijen e fitores në kampionët. Si shkodranët ashtu edhe kryeqytetasit u mposhtën nga Laçi dhe Egnatia në javën e kaluar, duke mbetur kështu në vendnumëro, teksa ditën e sotme shkodranët luajnë në Durrës ndaj Teutës dhe demat presin në shtëpi Dinamon.

Por ajo që bie në dy në sfidat e fundit të kryeqytetasve dhe shkodranëve është se asnjëra nuk e njeh fitoren në 4 takimet e fundit Në fakt plot 1 muaj pa marrë dot 3 pikët. Një hap fals për të dyja skuadrat që luftonin në distancë me njëra-tjetrën për vendin e dytë në klasifikim, me Egnatian që tashmë vazhdon shkëputjen në vendin e parë.

Kuqeblutë kanë humbur 2 ndeshje dhe kanë barazuar 2 të tjera, njëjtë edhe të kuqtë. Vllaznia u mposht 2-0 nga Kukësi javën e 28-të, po këtë javë u mposht edhe Partizani nga Teuta me shifrat 1-0. Në javën e 29-të shkodranët dhe kryeqytetasit barazuan 1-1 respektivisht ndaj Erzenit dhe Laçit për të pasuar më pas me barazimin mes tyre në “Air Albania”.

Ndërkohë kuqeblutë në javën e 31-të u mposhtën nga Laçi, ndërsa të kuqtë nga Egnatia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat