Nuk ia kishin besën, madje disa klube thoshin se shqiptarja Suzana Ujkiq kurrë nuk bëhet lojtare! Vajza nga Mali i Zi, pas katër viteve pauzë i kthehet lojës aktive, hendbollit. Kur erdhi në ditët e para në klubin e hendbollit Istogu, ishte totalisht e papërgatitur dhe shumica mendonin se nuk do ta ketë gjatë, trajneri Faruk Shala do ta kthejë nga kishte ardhur. Durimi i Shalës ishte aq i madh, sa gradualisht e përgatiti lojtaren dhe e pruri në nivelin që dëshironte dhe ishte vendimtare me golat e saja që fituan Kupën e Kosovës, kur realizoi 5 gola në finale për fitoren me rezultat 20:19 kundër Kastriotit.
Suzana dhe Faruku
Në një moment edhe Suzana ishte e dëshpëruar nuk kishte aq minutazh loje dhe si besonte edhe vetes! Por Faruk Shala si trajner, gradualisht ia dha besimin në lojë dhe me kalimin e kohës ajo bëhet faktor në ekip! Hiq më larg se me 21 janar u shpall lojtarja më e mirë në mbrojtje në nivel të Kosovës. Dhe kjo është arsyeja që tani e çmend Faruk Shalën, sepse as në vete nuk kishte besim se do ta bëjë lojtare.
Gjatë një ndeshje
Durimi i tij u shpërblye dhe sot Suzi është superlojtare dhe kampione vjeshtore me Istogut. “Ndonëse asnjëherë nuk të kisha parë në parket dhe kishe një kohë që ishe larg tij, qysh nga momenti i parë që të njoha i besova ambicieve, synimit dhe vetëbesimit tënd, ngase i tillë jam, besoj në ata që kanë karakter fitues, dhe doli qe zgjedhja ime të ishte e qëlluar.
Për vetëm gjashtë muaj, së bashku arritëm të fitojmë trofeun e parë, Kupën e Kosovës dhe të bëhesh pjesë e kombëtares së Kosovës, për një vit bashkë jemi në 16 skuadrat më të mira evropiane të kupës Challange, ndërsa arrite të jesh në mesin e hendbollisteve më të mira të Kosovës duke u zgjedhur hendbollistja më e mirë në fazën defanzive.
Faruk Shala dhe Suzana Ujkiq
Me këtë çmim dhe me mbrojtjen e ngjyrave të kombëtares së Kosovës e shpërbleve besimin tim, nderove skuadrën, qytetin e Istogut, familjen dhe Melësin tënde.
Të inkurajoj të vazhdosh të punosh kështu dhe qimet e përmendura më lartë do të mbesin vetëm fillimi, ngase para teje ke një karrierë të ndritshme me plot çmime të tjera.
Jam shumë krenar për të arriturat tua. Miqësisht për Suzi Ujkaj”, shkruan trajneri Shala. Istogu qytet që jeton me hendbollin dhe tani presin edhe një mrekulli në kupat evropiane, kundër ekipes spanjolle Malaga.