Zherka e Muqolli në drithërima, nuk iu zihet vendi vend

Hendboll

Zherka e Muqolli në drithërima, nuk iu zihet vendi vend

Nga: Kemajl Goca Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 12:47
Zherka e Muqolli në drithërima, nuk iu zihet vendi vend

Në presion të derbit të madh, sepse fituesi i sfidës Kastrioti e Besa Famgas, do të marrë edhe pozitën e parë. Kastrioti i Ferizajt, lider me 28 pikë, sa ka në vend të dytë edhe Besa Famgas nga Peja, kampion në fuqi. Derbi i javës së 16-të, zgjon kureshtje të madhe dhe pritet që palestra e sportit “Bill Klinton” të ketë sa më shumë shikues.

Verim Zherka, trajner i Kastriotit dhe Arben Muqolli, trajner i Besës, janë në drithërimat e derbit të elitë së hendbollit. Si njëri po ashtu edhe tjetrit nuk i zihet vendi vend, sepse secili kërkon pikët e plota, madje ky i fundit edhe me një pikë do të ishte i kënaqur. Zheka ka bërë llogaritë për fitore, por edhe Muqolli! Në rast të humbjes, pa dyshim se nuk do të jetë lehtë për asnjërin, sepse do t’i kap sikleti.  Në opinion spekulohet se në rast të humbjes, Zherkës ose edhe Muqollit, mund t’i luhatet karrigia e trajnerit.

Fundja, është një derbi, një ndeshje dhe ka shumë të tjera deri në fund. Faktikisht, dy trajnerë që deri tash kanë dëshmuar klasin e tyre! Pa dyshim se sot në orën 19.00 ndeshjen do ta fitojë ajo skuadër që ka qetësinë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat