Të premten derbi vushtrrias, të shtunën derbi i javës

Hendboll

Të premten derbi vushtrrias, të shtunën derbi i javës

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 11:16
Pamje nga një ndeshje

Të premten (sot) do të takohen dy skuadrat nga Vushtrria, me të cilën ndeshje edhe fillon java e 17-të e Superligës së Kosovës për hendbollistë. Vushtrria e Samadrexha luajnë prej orës 19:30 në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri. 
Vushtrria është e gjashta me 11 pikë, derisa Samadrexha është e fundit me vetëm dy pikë. 
Ndeshjet tjera të xhiros së 17-të luhen të shtunën e të dielen. Kryendeshja e javës zhvillohet në Pejë, të shtunën nga ora 19:00. Takohen Besa Famgas e Prishtina. Kampioni aktual, Besa Famgas është në vend të dytë me 28 pikë, sa i ka edhe Prishtina në vend të tretë. Besa të shtunën e kaluar humbi nga Kastrioti në Ferizaj, që tani udhëheq i vetëm me 30 pikë. 
Në vjeshtë Prishtina e kishte mposhtur Besën me një gol dallim (24:23) në kryeqytet, dhe pritet të jetë lojë e fortë dhe cilësore edhe të shtunën në mbrëmje në Pejë. 
Ndeshja tjetër që luhet të shtunën është ajo Zhegra – Trepça që fillon në ora 18:00.
Dy ndeshjet e së dieles janë: Vëllaznimi – Drenica (17:00) dhe Kastrioti – Drita (17:30).
Para ndeshjeve të seniorëve luhen ndeshjet e ligës së kadetëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat