Kasumi: Finalja nuk ishte fytyra e vërtetë e Vushtrrisë

Hendboll

Kasumi: Finalja nuk ishte fytyra e vërtetë e Vushtrrisë

Më: 7 maj 2019 Në ora: 10:43
Donita Kasumi

Vushtrria ka bërë pak në finalen e Kupës së Republikës së Kosovës dhe humbi thellë të dielen nga Istogu. Por Donita Kasumi, njëra prej lojtareve kryesore të Vushtrrisë thotë se bëhet fjalë vetëm për një ditë të keqe e jo mungesë kualiteti apo përgatitje. Ajo është e bindur se në plejof paraqitjet do të jenë dukshëm më cilësore. 
"Jemi të dëshpëruara për rezultatin, por edhe më shumë me paraqitjen. Në finale nuk ishte fytyra e vërtetë e Vushtrrisë. Ne kemi shumë më tepër cilësi. Por nuk e kishim ditën dhe këtë do ta dëshmojmë me paraqitje në plejof. Kanë ndikuar edhe lëndimet e dy prej lojtareve kryesore e poashtu fakti që shumë prej lojtareve nuk kemi përvojë të madhe" ka thënë Donita Kasumi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat