Saraçini: Koha është ta shohim Parlamentin në veprim - Bota Sot
Saraçini: Koha është ta shohim Parlamentin në veprim

Hendboll

Saraçini: Koha është ta shohim Parlamentin në veprim

Nga: K. G. Më: 25 qershor 2019 Në ora: 12:05
Saraçini: Koha është ta shohim Parlamentin në veprim

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, ka një porosi për të gjithë ata që hezitojnë ta votojnë ligjin për sponsorizim të sportit.

“Po shoh dhe po lexoj, komente te ndryshme lidhur me sjelljen e deputetëve të Parlamentit rreth Ligjit për korporata që ndërlidhet drejt për drejt me Ligjin për sponsorim që është aprovuar para dy vitesh. Mos aprovimi i amandamentit i cili do ta fuqizonte Ligjin për sponsorim, është i paarsyeshëm për gjithë ata të cilët gjejnë arsye për mos votim.

Arsyet, kinse do të hapet mundësia per "keqpërdorim, shpërlarje etj" nuk qëndrojnë. Shteti ka dhe duhet të krijoj mekanizma që ato të parandalohen dhe të jenë ashpër të sanksionueshme.

Kjo çështje është diskutuar gjerë e gjatë, 12 vjet. Më në fund ishte mundësia që të mendohet për zhvillimin me të hovshëm, mu në sferat ku jemi më të fuqishëm, me kreativ. Të mendohet për kulturen, artin, sportin. Te mendohet për ardhmërinë më të mirë të gjeneratave të reja, të fëmijëve tanë. Nuk vlen shumë të diskutohet se kush dhe pse ishte KUNDËR.

Diskutimi tash është: Sa më shpejt të rivendoset në rend të ditës në Kuvend, të votohet dhe te kaloj ky amandament dhe të harrohet sa më shpejt kjo maskaradë "politike".

Koha është ta shohim Parlamentin (KUVENDIN) në veprim”, shkruan Saraçini.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...