Ish portieri i Zhelezniçarit të Nishit te Besa e Pejës! - Bota Sot
Ish portieri i Zhelezniçarit të Nishit te Besa e Pejës!

Hendboll

Ish portieri i Zhelezniçarit të Nishit te Besa e Pejës!

Nga: Kemajl Goca Më: 18 korrik 2019 Në ora: 11:36
Ish portieri i Zhelezniçarit të Nishit te Besa e Pejës!

Në faqen zyrtare të Federatës së Hendbollit të Kosovës, është publikuar lista e afatit kalimtar dhe aty figuron edhe përforcimi i ri Besa FamGas nga Peja, malazezi Danilo Mihaljeviq, që vjen nga Zhelezniçari 1949 i Nishit të Serbisë! Është fjala për një portier me përvojë dhe që e vlerësojnë si përforcim i qëlluar.

Ky përforcim është paralajmëruar edhe para disa ditëve nga kampioni i Kosovës, kur shkruante: “Danilo Mihaljeviq është lojtari i ri i KH Besa Famgas.

Mihaljeviq fitoi kampionatin malazez dhe Kupën e Malit të Zi me mini-sezon Llovçeni dhe ishte një nga lojtarët më të dalluar . 

Vitin e kaluar ishte pjesë e Zhelezniçarit qe ishte pjese e SAHA ligë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...