Epërsia 7:0 nuk doli të jetë e mjaftueshme për Kosovën

Hendboll

Epërsia 7:0 nuk doli të jetë e mjaftueshme për Kosovën

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 12:24
Epërsia 7:0 nuk doli të jetë e mjaftueshme për Kosovën

Epërsia 7:0 nuk doli të jetë e mjaftueshme për Kombëtaren tonë U19 (vajzat), për të fituar ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut. Në Klaipeda të Lituanisë, të shtunën kombëtarja e Kosovës humbi me rezultat 31:30 në ndeshjen për plasman përfundimtar. 

Lojtaret tona nisën shumë mirë ndeshjen dhe kishin epërsi prej 7:0 e më pas edhe 9:1. Por në minutën e 27-të rezultati u barazua në 11:11 e më pas lojtaret e Maqedonisë Veriore kaluan në epërsi.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 14:12 për Maqedoninë e Veriut. Në të dytën ia dolëm të barazojmë rezultatin tri herë, por më pas mbetëm prapa me rezultatat për dy-tri gola. Përkundër përpjekjeve maksimale të vajzave tona, ndeshja u humb me rezultat 31:30. 

Te Kombëtarja jonë U19 ka ndikuar mungesa e përvojës e poashtu lëndimi i lojtares Sara Rexhepi.
Rina Rexhepi ishte e pandalshme në sulm duke shënuar 18 gola, disa prej të cilëve shumë të bukur.

Veronika Kastrati shënoi pesë gola, Vlera Kelmendi katër gola, Sara Rexhepi dy e Elisa Mulaj një. Me formë të mirë në momente është dalluar edhe portierja Leonita Gashi.
Kosova e përmbyllë evropianin të dielen (sot) luan me Gjeorgjinë për vend të shtatë. 

Maqedonia Veriore – Kosova 31:30 (14:12)

Kosova: Gashi, E. Mulaj 1, Zymberi, M. Mulaj, Radoniqi, G. Gashi, R. Rexhepi 18, Kastrati 5, Matarova, Uka, S. Rexhepi 2, Kelmendi 4, Halitaj, Rexhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat