A do ta nxisin Gjinovcin që ta ndez cigaren kritikat e prof. Jupës?

Hendboll

A do ta nxisin Gjinovcin që ta ndez cigaren kritikat e prof. Jupës?

Nga: K. Goca Më: 7 gusht 2019 Në ora: 18:03
A do ta nxisin Gjinovcin që ta ndez cigaren kritikat e prof. Jupës?

Kritikat e fundit të ish selektorit të kombëtares së Kosovës (femrat), prof. Ismet Jupa, ndryshe ekspert i hendbollit, sigurisht se e kanë mobilizuar edhe më shumë Federatën e Hendbollit që të jetë edhe më angazhuese në të ardhmen.

Prof. Jupa kritikoi FHK-në që po fotografohen shumë me zyrtarë të jashtëm e ato nuk sjellin cilësi, po ashtu kritikoi edhe angazhimin e lojtarëve të kombëtares së Kosovës U-21, si dhe për slloganin e vazhdueshëm: u ngrit Flamuri!

Megjithatë, këto kritika, siç merret vesh, nuk e kanë ndërmend që ta nxisin Izet Gjinovcin, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, që ta ndez cigaren pa plan.

Sepse Gjinovci nuk e do dhe as që ka pasur për qejfi duhanin ndonjëherë në jetën e tij. Prandaj, Gjinovci po punon dhe po shikon të ardhmen e tij, kritikat i merr si shumë normale dhe të kohës moderne. Por assesi që ta ngreh ndonjë gojë duhan!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat