Trajneri më i mirë në Kosovë i ka ra pulës në Bullgari!

Hendboll

Trajneri më i mirë në Kosovë i ka ra pulës në Bullgari!

Nga: Kemajl Goca Më: 18 gusht 2019 Në ora: 14:52
Faruk Shala

Është shumë i hareshëm, nuk e ka fortë kompleks të publikojë edhe foto të jetës private madje edhe duke i ra pulës siç shihet me pirun e thikë!  

Image

Ky është Faruk Shala trajneri i Istogut, kampion dhe fitues i Kupës së Kosovës, si dhe selektor i Kosovës U19, njëherësh trajneri më i mirë në vendin tonë.

“Faruku i grah ushqim pule po ashtu është edhe me mendje si të përforcohet për edicionin e ri, sidomos për ndeshjen ndërkombëtare kundër Gomel”, tha një burim për gazetën “Bota sot”, i cili ka dërguar edhe foto.

Faruku ka bërë edhe foto tjera atraktive, duke treguar se nuk ka shkuar bash pa nevojë në Bullgari.
Merret vesh se po negocion edhe me dy hendbolliste bullgare, dy maqedone dhe një shqiptare Tina Hetemi.

Image

Ai po hulumton tregun por paksa edhe vetes po i kushton rëndësi, duke ngrënë mish pule dhe bërë me dije se do të jetë edhe më i fuqishëm me ekip për edicionin e ri!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat