Hendbollistja malazeze Natalija Milatoviq i bashkohet kampiones dhe fitueses së Kupës së Kosovës, Istogu. Ky është përforcimi i dytë rresht i Istogut nga Mali i ZI, pasi që ditë me parë përforcohet me Tina Hetemin e Buduçnostit nga Podgorica dhe e kombëtares së Malit të Zi U-19 dhe tani edhe me Milatoviqin e ZRK Podgorica.
Trajneri Faruk Shala dhe lojtarja Milatoviqi
“Milatoviq është hendbollistja e përfaqësueses së Malit të Zi dhe skuadrës ZRK Podgorica, e cila ishte bashkuar me KHF Istogu në përgatitjet që ne po i zhvillojmë në Rozhajë.
Malazezja e gjatë 180 cm që luan në pozitën e bekut të majtë me sukses i ka kaluar provat te skuadra e qytetit të Istogut dhe sot ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi.
KHF Istogu i dëshiron mirëseardhje hendbollistes sonë më të re dhe shumë suksese”, bëhet e ditur nga klubi.