Sportisti i Kosovës që dy herë e qiten për pushkatim, ky njeri e shpëtoi!

Hendboll

Sportisti i Kosovës që dy herë e qiten për pushkatim, ky njeri e shpëtoi!

Nga: Kemajl Goca Më: 3 shtator 2019 Në ora: 15:52
Sportisti i Kosovës që dy herë e qiten për pushkatim, ky njeri e shpëtoi!

Kur kujton periudhën e para 20 viteve, për një moment ndalet e mendon dhe ofshanë thellë, skuqet paksa e pi edhe pak uji!

Është Istref Sadriu, ish hendbollist i Samadrexhës, Kosovës së Vushtrrisë dhe ish Borcit të Ferizajt (aktualisht KH Kastrioti). 

Në fund të marsit të vitit 1999 vushtrriasi u nxor për pushkatim në fshatin Nadakovc, ku ishin mbi gjashtëdhjetë familje, fatmirësisht shpëtoi pas disa krismave automatiku që u dëgjuan nga UÇK-ja dhe milicia e paramilitarët serbë u kthyen andej për të luftuar, ndërsa Istrefi me shumë të tjerë shfrytëzuan rastin dhe ikën duke u fshehur!

Rasti tjetër më i rëndë ka qenë në masakrën e fillim majit në Studime të Vushtrrisë. Istrefi tha se e dërguan në kooperativ bujqësore dhe për t’i pushkatuar!

“Disa filluan të ikin dhe paramilitarët serb pas tyre, ndërsa njëri nga milicët që ishte afër meje por që ishte boshnjakë nga Rozhaja, ma bëri me sy, ikë. Unë ika edhe u fsheha, duke i shpëtuar edhe pushkatimit të dytë”, tregon Sadriu për gazetën kombëtare “Bota sot”. Istrefi është vëllau i Isa Sadriut, legjendës së futbollit.

Duhet theksuar se Istrefi krahas si hendbollist, ka qenë edhe trajner, nëntë vite edhe kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve të Hendbollit të Kosovës dhe sot është edhe Komisar i Garave të Federatës së Hendbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat