Të dielen testimi për gjyqtarë e vëzhgues

Hendboll

Të dielen testimi për gjyqtarë e vëzhgues

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 18:02
Të dielen testimi për gjyqtarë e vëzhgues

Në fundjavë aktivitet në prag të fillimit të kampionatit do të ketë edhe Shoqata e Gjyqtarëve të Hendbollit të Kosovës.

Të dielen në Prishtinë do të mbahet testimi për gjyqtarët dhe për vëzhguesit-kontrolluesit. Pjesëmarrja është e obliguar për të gjithë anëtarët e SHGJHK-së.

Testi fizik për gjyqtarët do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit prej orës 8.45 deri në ora 10:30.

Prej orës 12:00 deri në ora 13:00 është testi teorik për gjyqtarë dhe vëzhgues, për rregullat e hendbollit. Prej orës 13:00 deri në ora 14:00 është testi me shkrim lidhur me njohjen e propozicioneve të garave. Testimet teorike mbahen në lokalet e Fakultetit të Shkencave Sportive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat