Kosova sonte do të luajë ndaj kombëtares së madhe në hendboll - Bota Sot
Kosova sonte do të luajë ndaj kombëtares së madhe në hendboll

Hendboll

Kosova sonte do të luajë ndaj kombëtares së madhe në hendboll

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 09:21
Kosova në emocione

Sonte në orën 20.00 në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, kombëtarja e Kosovës do të përballet me Gjermaninë, në kuadër të xhiros së dytë të grupit 3 të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në hendboll.

Kosova në emocione, para sfidës së madhe dhe pas asaj humbje në Maribor me rezultat 32:23 nga Sllovenia.

Njomza Kelmendi, portiere e Kosovës, tha: “Nesër na pret ndeshje mjaft e vështirë me Gjermaninë, duke patur parasysh kualitetin e kundërshtarit. Për kundërshtarin do të tregojmë respekt, por frikë nuk kemi.

Do të japim maksimumin dhe do të tregojmë që po përmirësohemi dita-ditës. Për ne është nder dhe motiv shtesë që luajmë para shikuesve tanë. Presim përkrahje nga shikuesit dhe besoj se me ndihmën e tyre do të angazhohemi edhe më shumë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...