Ec e guxo dhe trokit në derë të Agim Aliut?

Hendboll

Ec e guxo dhe trokit në derë të Agim Aliut?

Nga: Kemajl Goca Më: 10 tetor 2019 Në ora: 12:06
Ec e guxo e trokit në derë të Agim Aliut?

Po e nisim shkrimin me një shprehje siç e thotë populli: “Ec e guxo e trokit në derë të atij që të dha mjete e mjete”.

Kështu vlen edhe për aktualitetin e ditës së sotme, “ec e guxo e trokit” të kryetarit i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

Sepse kryetari i komunës, raportohet, se iu ka dal më shumë se hakut klubit të hendbollit Kastriotit të Ferizajt (meshkujt).  Ndërsa klubi është në krizë të thellë dhe lojtarët pa rroga, para bojkotit!

Vet disa e pranojnë brenda klubit, se kryetari i komunës, iu ka dal fortë i fjalës, iu ka dhënë mjete, por pjesën tjetër u desh t’i sigurojë menaxhmenti i klubit dhe jo të rrinë me sytë nga dera e komunës!  

Prandaj, kur Komuna ka kryer obligimet dhe siç raportohet, ka dhënë mjete vërtet të bollshme, që shumë komuna tjera nuk japin aq sa japin këta në Ferizaj, cili do të ketë guximin apo fytyrë të përballet me Agim Aliun? A do ta ketë të drejtën Agim Aliu, që edhe t’i përzë nga zyra ata që shkojnë të kërkojnë mjete? Logjikisht po! "Unë po ju jap para, e ju po ma bieni klubin në këtë gjendje, e nuk po gjeni sponsor serioz", kështu edhe mund t'ju përgjigjjet dhe duhet që t'ju përgjigjet i pari i komunës. 

Sepse klubi u dashtë të mendoj, të gjej sponsor serioz dhe jo të rrinë në derë të komunës apo të bëhen si lypës! Kështu, që tempulli i hendbollit duhet të mobilizohet, të gjej sponsor dhe jo të shkojnë vetëm te komuna, edhe pse tani burimet tona bëjnë të ditur, nuk guxojnë të shkojnë e të kërkojnë para, se komuna vërtet iu ka qëndruar në fjalë! po ku është faji?

Ferizaj si qytet i fuqishëm, për nga ana financiare, i dyti më i fortë në Kosovë, pse ka ra në këtë derexhe? Është koha që të zgjohen nga gjumi, t’i lënë inatet mes vete, të mobilizohen dhe të bëjnë klub.

Sa për të Agim Aliu, nuk kanë fytyrë të shkojnë në zyre të tij, të paktën kështu thonë burimet e sigurta!  Ka kohë që klubi është pa kryetar e pa trajner, por ata që janë në kryesi, nëse ka kryesi, u desh të dalin publikisht e të thonë: Urdhëroni çelësat, merreni kush mundeni ose le të shuhet klubi, nuk mundemi më. Nuk shkohet me at mentalitetin, hajt se Izet Gjinovci e FHK-ja na bëjnë zgjidhje!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat