Ja pse duhet me ia ngreh veshin Izet Gjinovcit - Bota Sot
Ja pse duhet me ia ngreh veshin Izet Gjinovcit

Hendboll

Ja pse duhet me ia ngreh veshin Izet Gjinovcit

Nga: Kemajl Goca Më: 10 tetor 2019 Në ora: 12:27
Ja pse duhet me ia ngreh veshin Izet Gjinovcit

Sillet nga ta sillesh, pa Izet Gjinovcin nuk bëhet punë në hendbollin e Kosovës! Nuk bëhet punë dhe pikë. Ky njeri vrapon pa ndal! Që nga koha e okupimit, kur dha shumë para nga xhepi i vet, për të mbajtur gjallë hendbollin përkatësisht sportin dhe e sfidoi edhe Serbinë okupatore.

Ja pse duhet me ia ngreh veshin Izet Gjinovcit dhe me disiplinu fortë mirë! Sepse, ky njeri është më meritori që sot kemi një numër të madh të klubeve dhe madje edhe të kategorive të reja. Po shuhet Trepça, vrapo Gjinovci në Mitrovicë, mi zgjuar nga gjumi! Po shuhet Drita, vrapo Gjinovci në Gjilan mi këndell e mi mobilizuar!

Po shuhet Drenica, vrapo në Drenas dhe mi mobilizuar!  Po shuhet Vëllaznimi, vrapo Gjinovci mi mobilizuar njerëz në Gjakovë! Kjo është e mira, por edhe ana negative! Qysh nuk iu vije marre disa kryesive të klubeve nëpër qytete tjera, që ta presin autoritetin e Gjinovcit dhe të ndikojë që të gjejnë njerëz që t’ju ndihmojnë.

Kur nuk ke autoritet në qytet tuaj, ik nga klubi, lësho rend dhe mos e pritni Gjinovcin, si gjeneral i hendbollit apo si sekretar i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, t’ju fus në rrugën e Zotit e të gjeni dikë që iu ndihmon, fal ndikimit të tij. Mobilizohuni vet edhe gjeni sponsor, bëni klubet për lakmi dhe aty iu kthehet shikueshmëria.

Çka nesër vdes Izet Gjinovci? A mos vallë do të vdesim me nga krejt, me hendboll! Jo, jeta vazhdon, por ky Gjinovci, duket se i ka dy zemra, e motori fort po i punon dhe është mirë që po ka autoritetin e tij, që shpëtoi dhe ka shpëtuar shumë ekipe pa u shuar.

Prandaj, për këtë duhet me ia ngreh veshin, paksa si kompliment, paksa si vërejtje, se keq i ka mësuar klubet!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...