Riaktivizohet Vjosa pas 6 viteve pauzë! Në ndihmë iu del edhe Ismet Rexhepi

Hendboll

Riaktivizohet Vjosa pas 6 viteve pauzë! Në ndihmë iu del edhe Ismet Rexhepi

Nga: K. G. Më: 18 tetor 2019 Në ora: 12:47
Riaktivizohet Vjosa pas 6 viteve pauzë!

Lajmi më i mirë jo vetëm për dashamirët e sportit në Shtime por në përgjithësi komunitetin e hendbollit është riaktivizimi i klubit të hendbollit Vjosa pas gjashtë viteve pauzë.

“Pas 6 viteve pauzë riaktivizohet Vjosa me iniciativë të Xhavit Ademajt, ish lojtar i KH Kastriotit, si dhe Ruzhdi Shaqirit, iu ka dal në ndihmë edhe donatori ish - drejtori i KB Prishtina, Ismet Rexhepi.

Kryetar është zgjedhur Ruzhdi Shaqiri, kryetrajner Xhavit Ademaj dhe në ditët në vazhdim do të kompletohet edhe i gjithë stafi i klubit”, bëhet e ditur nga klubi.

Riaktivizimi i Vjosës është një pasuri për komunitetin e hendbollit dhe pritet të përforcohet sa më shumë që të shtojë edhe rivalitetin në rangun ku garojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat