Pse duhet ta emërtojnë palestrën sportive Haki Baftiu?

Hendboll

Pse duhet ta emërtojnë palestrën sportive Haki Baftiu?

Nga: Kemajl Goca Më: 24 nëntor 2019 Në ora: 13:21
Haki Baftiu i fundit në të djathtë në këmbë, me të bardha

Në komunën e Shtimes sukseset më të mëdha sportive lidhen me emrin e të ndjerit Haki Baftiu, njeriu që kishte zbuluar e formuar hendbolliste të dëshmuara!
Njeriu që i pari e kishte riaktivizuar në kohën e okupimit Vjosën nga Shtimja në konkurrencën e femrave!

Haki Baftiu dha shumë për sportin, për hendbollin dhe kishte krijuar një Vjosë që gjithmonë iu shkaktonte probleme të mëdha Kastriotit të trajneres Valbona Zeçës dhe Prishtinës së trajneres së Sebahate Nezirit në kohën e okupimit dhe në periudhën e menjëhershme të pasluftës.

Në vitin 1994 pikërisht me 1 qershor në fushën e shkollës “Selami Hallaqi” në Gjilan, u zhvillua finalja e parë historike e Kupës së Republikës së Kosovës dhe Vjosa e mposhti me 10:5 Kastriotin. Vjosa fiton Kupën e parë të Republikës dhe mbetet në analet e historisë.

Po Vjosa  ka qenë edhe dy herë kampione në vitin 1994/95 dhe 1995/96, duke iu referuar edhe arkivit të FHK-së. Në vitet e pasluftës e kishte fituar edhe Kupën e Kosovës. Vjosa sa ishte gjallë Hakiu kishte shijuar suksese që besa edhe të gjitha u arritën pa palestër, ku si vendase luanin në palestrën “Bill Klinton” në Ferizaj.

Të martën (me 26 nëntor) pritet që të vendoset për emrin e palestrës sportive, ku ka shumë emra, por padyshim se emri më i mirë do të ishte Haki Baftiu, legjendës së sportit shtimjan dhe e Kosovës. Ky emër do ta madhështonte edhe më shumë palestrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat