Taip Ramadani ndihet i lumtur

Hendboll

Taip Ramadani ndihet i lumtur

Më: 12 janar 2020 Në ora: 22:02
Taip Ramadani

Kosova i përfundon në vend të dytë kualifikimet, si asnjëherë më parë.

Kemi mbetur prapa Rumanisë që avancon tutje, kurse kemi lënë prapa Gjeorgjinë e Italinë.

Kështu kemi bërë hap të rëndësishëm para në ngritjen tonë të vazhdueshme.

Merita të mëdha kanë selektori Taip Ramadani, shtabi teknik i tij dhe natyrisht të gjithë lojtarët.

"Pas disfatës nga Rumania, nuk kam pritur që lojtarët të kthehen fuqishëm, duke patur parasysh telashet që i patëm me grip në këto dy ndeshjet e fundit. Por lojtarët treguan shpirt luftarak ndaj Gjeorgjisë dhe arritën që kualifikimet t’i mbyllin me fitore dhe në vend të dytë. Është një hap i rëndësishëm para, pasi e kemi ditur se me Rumaninë nuk do të jetë aspak lehtë sepse janë të fortë dhe një nivel më lartë. Kjo fazë kualifikuese ishte një përvojë shumë e mirë për ekipin tonë dhe në përgjithësi jam i kënaqur me atë që treguam”, ka theksuar selektori Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat