Fotografia është treguesi më i mirë, se cili është me kravatë dhe me kravatë të shtrenjtë, me një kat solemn sikur të shkonte në një ngjarje madhore botërore.
Është Lulzim Abazi, i vetmi me kravatë, shihet edhe në foto dhe siç merret vesh shkëlqimi i gardërobës së tij, i jepte edhe lezet mbledhjes.
Abazi, ish kryetar i KH Kastriotit, ka kohë q është pjesë e bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe ndër me kritikët.
Ai e ka zakon, kur shkon në mbledhje të bordit, që të vishet mirë dhe të tregojë se qyteti i Ferizajt ka traditë jo vetëm për hendboll e për personalitete por edhe për veshje! shkurt e shqip: I vetmi me kravatë në mbledhje, disa me xhempera e disa me këmisha e dikush edhe me shall. Duket se shumë shpejt do të krijohet një standard i ri, ja të gjithë me kravata ja nuk ka mbledhje në të ardhmen.