Kastrati para të gjithëve

Hendboll

Kastrati para të gjithëve

Më: 29 janar 2020 Në ora: 10:38
Kastrati para të gjithëve

Kushtrim Kastrati është golashënuesi më i mirë në stinorin vjeshtor të Superligës së Kosovës në hendboll.

Kastrati ka shënuar 154 gola. Kastrati luan për Drenicën dhe ishte lider i pakontestueshëm i saj në vjeshtë. Në një ndeshje ai kishte shënuar plot 18 gola.

Të kujtojmë që në ceremoninë e shpalljes së më të mirëve të vitit 2019, çmimi i golashënuesit më të mirë i ndahet atij që ka shënuar më së shumti gola gjatë tërë vitit kalendarik, pra nga janari e deri në dhjetor të vitit 2019.

Image

Golashënuesit më të mirë të Superligës në vjeshtë:
Kushtrim Kastrati (Drenica) – 154 gola
Oltion Beshiri (Prishtina) – 140 gola
Arianit Hoxha (Llapi) – 132 gola
Agon Bajqinovci (Prishtina) – 127 gola
Shpëtim Mehmeti (Prizreni) – 100 gola
Fitim Klinaku (Vushtrria) – 94 gola
Arbër Neziri (Vëllaznimi) – 94 gola
Alban Shabani (Trepça) – 92 gola
Yll Muqolli (Besa Famgas) – 86 gola
Labinot Gubetini (Vushtrria) – 86 gola
Festim Mustafa (Kastrioti) – 86 gola

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat