Kabashi: Prishtina është konkurrent i fortë i Besës

Hendboll

Kabashi: Prishtina është konkurrent i fortë i Besës

Nga: Kemajl Goca Më: 2 shkurt 2020 Në ora: 14:11
Kabashi dhe Oltion Beshiri

Stinori pranveror në elitën e hendbollit të Kosovës (meshkuj), gjithsesi se do të jetë më interesant se sa në vjeshtë, duke marr parasysh edhe përforcimet që ka bërë Prishtina, e cila do të jetë rivali më i madh i kampionit vjeshtor dhe në fuqi, Besa Famgas nga Peja. Prishtina është në vend të dytë me 26 pikë, ngec për dy pikë nga lideri Besa.

Kryetrajneri i Prishtinës, Taib Kabashi, tha se është një atmosferë shumë e mirë brenda kolektivit, sidomos është optimist i madh pas përforcimeve që ka bërë në afatin kalimtar dimëror. Kabashi është jashtëzakonisht i kënaqur edhe me kushtet që ka krijuar presidenti i klubit, Edi Kolgeci, dhe që beson se në fund do të shpërblehen edhe me trofe. “Mirë po shkojnë punët, jemi duke u përgatitur, kemi ekip të mirë.

 Kemi sjellë në ekip dy lojtarë më të mirë, Rron Ramadanin dhe Ben Sylën. Prishtina është shumë më e fortë se sezonin e kaluar”, tha Kabashi për gazetën kombëtare “Bota sot”.  Kryetrajneri i Prishtinës, thotë se janë të kompletuar dhe mezi po e presin edhe fillimin e pjesës së dytë të kampionatit. “Thënë të drejtën, për momentin jemi komplet, prej portierit e deri të alo djathtë. Ato mungesa që i kemi pas, i kemi mbuluar me përforcimet në pozitën e pivotit, me Petrit Prekazin dhe Rron Ramadanin, që janë dy pivotat më të mirë në Kosovë, duke ia shtuar edhe Kastriot Jupën e Besës. Ben Syla është beku i djathtë që ka ardhur nga Kastrioti, e çmojë shumë dhe është shpallur në këtë rol më i miri nga Federata e Hendbollit e Kosovës.  

Duke e ditur se në ekipin tonë kemi edhe lojtarë nga kombëtarja A e Kosovës, si Oltion Beshiri, Lindrit Fetahu, Deniz Terziqi dhe Petrit Prekazi, po ashtu portieri Amir Agushi, duhet përmendur edhe alon e djathtë që ka përparuar shumë, është Agon Bajpinovci, i cili ka qenë në Kamopionatin Botëror për U-21,  pra ndër alot më të mira në Kosovë, do të jetë një ekip e fortë. Po ashtu edhe Besian Abazi ka qenë me U-21, një talent që pritet shumë në këtë sezon. Flakërim Beqiraj – portier, i cili ishte pjesëmarrës në Kampionatin Botëror, pastaj Albi Gjuka, alo e majtë dhe më e shpejta, këta janë në ekipin e parë dhe pritet shumë nga këta, së bashku me lojtarët me përvojë”, thotë Kabashi.

Më tej tha se është i bindur se do të bëjë një ekip gjithnjë e më të fortë dhe konkurrent të fortë të Besës. “Prishtina do t’i bëj ballë Besës, që vitet e fundit ka qenë pa konkurrencë. Tash e kemi Prishtinën shumë më të fortë në krahasim me vitin e kaluar, kur dihet  se i kishim shkaktuar humbje Besës, pastaj kishim një paraqitje të mirë në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, po flas për vitin e kaluar.

Mendoj se ekipi i Prishtinës do të jetë shumë i fortë”, nënvizoi ai. Si çdo ekip edhe Prishtina do t’i zhvillojë disa ndeshje miqësore, për të pa formën e secilit lojtar se sa është i gatshëm për pjesën dytë të kampionatit.

“Të martën do të luajmë miqësore me Prizrenin, pastaj të premten me Vëllaznimin. Kemi kryer fazën e parë dhe do të fillon faza e dytë, që të shohim se sa është ekipi i Prishtinës i përgatitur dhe mendoj se gjithmonë është i përgatitur. Lufta për titull do të jetë mes Prishtinës dhe Besës. Mendoj se nuk do të dihet kampioni deri në ndeshjen e fundit, po ashtu këto dy skuadra janë kandidatë edhe në luftë për Kupë. Me kthimin e Gjukës jemi shumë më të fortë dhe do të jemi konkurrent i fortë i Besës.

Premtoj një hendboll modern, të shpejt e të fortë, premtoj lojëra të mira nga ana jonë. Dashamirët e hendbollit do të shohin duele të forta mes Prishtinës dhe Besës, dhe qysh nga tani i ftojë që të jenë të pranishëm në salla”, përfundoi Kabashi..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat