Faruk Shala e bën tokë SHGSK-në, duke iu numëruar disa gjëra

Hendboll

Faruk Shala e bën tokë SHGSK-në, duke iu numëruar disa gjëra

Nga: K. Goca Më: 8 shkurt 2020 Në ora: 10:28
Faruk Shala e bën tokë SHGSK-në, duke iu numëruar disa gjëra

Selektori i kombëtares së Kosovës U-21 (meshkujt) në hendboll, Faruk Shala, ka kritikuar ashpër Shoqatën e Gazetarëve sportiv të Kosovës, në lidhje me Çmimin “Ali Shala”. Shala e bën tokë shoqatën e gazetarëve sportiv, duke iu përmendur disa gjëra.

“Si është e mundur që sporti i vetëm kolektiv merr pjesë në Kampionat Botëror U-20 e nuk merr një mirënjohje simbolike nga SHGSK. Dhe çka është më e keqja arsyetimi i “krerëve” të këtij asociacioni se nëse merr hendbolli mirënjohje po ju ulet niveli xhudos dhe futbollit.

Si duket po harrojnë “krerët” e këtij asociacioni që ky niveli i hendbollit ju ka mundësu pranimin në AIPS ne kongresin e Katarit mes mikut te FHK-së Gynter Pfeistlinger i cili as që u përmend në raportet e tyre.

Prandaj mjerë vatani e mjerë mileti... sepse ata qe duhet të japin mirënjohje dhe respekt ku duhet, merren më shumë me reklamim të vetin dhe miqve te tyre, prandaj me te drejt reagojnë mediumet tjera te dëmtuara”, reagon ashpër Shala, ndryshe trajner i kampiones së Kosovës, Istogu. Madje hendbolli shqyrton mundësinë edhe të distancohet për bashkëpunim me këtë shoqatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat