Ish-hendbollisti Ramadani - sot trajneri më i suksesshëm i atletikës - Bota Sot
Ish-hendbollisti Ramadani - sot trajneri më i suksesshëm i atletikës

Hendboll

Ish-hendbollisti Ramadani - sot trajneri më i suksesshëm i atletikës

Nga: Fatmir Beka Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 10:07
Ish-hendbollisti Ramadani - sot trajneri më i suksesshëm i atletikës

Mitrovica qyteti i sporti edhe kulturë dhe me gjithë ngritjet dhe rëniet në sportin dhe klubet e saj, vazhdon të jetë çerdhe e kampionëve edhe sportistëve në arenën vendore edhe ndërkombëtare.

Pak kush mund të mos ketë dëgjuar edhe lexuar për atletin mitrovicas Muhamet Ramadani, ndonëse ka pak vite që ka nis me këtë sport, ai ka shkëlqyer në vitet e fundit në hedhjen e gjyles, në vitin 2019, ia doli të fitojë titullin kampion Ballkani , ndërsa ditë më parë fitoi po ashtu titullin kampion Ballkani në palestër për U-20.

Kështu për herë të dytë në historinë e Atletikës fitojmë medalje dhe këtë fal atletit mitrovicas Muhamet Ramadani, që në Turqi fal punës edhe rezultati të tij 19.20 ishte i pari duke lënë prapa, turq, grek, serb edhe vende tjera.

Padyshim përveç vetë Muhametit dhe mbështetjes nga Klubi i Atletikës “Mitrovica” më meritori për këto arritje edhe ngritje të vazhdueshme të Muhametit është trajneri dhe në të njëjtën kohë prindi i Muhametit, Shaban Ramadani.

 Shabani njihet në qytetin e Mitrovicës si sportist, por edhe mbështetës i sporti së bashku me familjen e tij, në fakt ai është marr aktivisht me sport si hendbollist nga viti 1983, deri në vitin 1989, po ashtu në pavarësimin e sportit në Kosovë shumë vite ka qenë pjesë e KH Trepça.

Mirëpo, si ndodhi që Shaban Ramadani, të bëhet trajner në një sport tjetër nga ai që ishte aktiv dhe si po ia del në punën e menaxhimit me djalin e tij, që është nj potencial me të ardhme në hedhjet në Atletikë?.

Ai thotë se lidhur me përgatitjet fizike, kondicionale, forcimin e muskujve i kishte të qartë nga sporti i hendbollit, mirëpo më pas ka lexuar dhe ka përcjell literaturë të gjerë për atletë në përgjithësi dhe hedhës të gjyles, shtizës në veçanti, gjëra që janë mësuar nga përvojat e tjerëve dhe bota e internetit.

Shaban Ramadani tregon një sekret, ai kishte inkurajuar të birin të merret me sport me qëllim të lehtësimit dhe largimit të rrezikut të "bronhitisit", por pastaj me vullnetin dhe gatishmërinë dhe mbështetjen nisën të duken rezultatet e para premtuese, që i dhanë forcë edhe siguri për vazhdimin në këtë sport.

Sot Shabani e pranon se hendbolli dallon shumë nga Atletika, sepse atje është sport kolektiv ndërsa këtu luftohet me vetveten dhe me rivalët, që  bënë botë tjetër këtë sport.

Ai ka bartur me kujdes dijen dhe përkushtimin për sportin tek i biri, që nga gara në garë po tregon maturi dhe pjekuri, duke ec nëpër tokë dhe duke bërë hapa të sigurt në karrierë.

Ditë më parë nga Federata e Atletikës ai nderohet me çmimin trajneri më i suksesshëm, që e konsideron si nder dhe përgjegjësi, për angazhim, punë edhe përkushtim edhe në të ardhmen.

Tash Shabani dhe Muhameti kanë program të punës, ushtrime deri në 4 orë në ditë në fazat përgatitore sikurse edhe hulumtim dhe shfletim në rrjetin e internetit, për përvoja, stile pune edhe ushqimet që duhet përdoren nga Muhameti.

Po punojmë së bashku me qëllim që të vjelim s amë shume nga librat dhe emisionet e ndryshme rreth plan=programit të punës, jetës, teknikave, ushqimit, fitnesit, që kanë bërë dhe bëjnë garuesit më njohur të këtij sporti nëpër botë.

Shpresojmë dhe besojmë se 18-vjeçari mitrovicas Muhamet Ramadani edhe shumë herë do na gëzoj me medalje edhe mirënjohje si nga kampionatet ballkanike , evropiane pse jo edhe nga garat tjera në të ardhmen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat