Janë luajtur tri ndeshje të javës së 11-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Në dy prej tri ndeshjeve kishim përballje të skuadrave lokale.
Kështu Ferizaj e mposhti Kastriotin me rezultat 29:25 dhe doli në vend të parë me 20 pikë, dy më shumë se Istogu që ka një ndeshje më pak të luajtur. Ferizaj me lojtare me përvojë hoqi të zitë e ullirit ndaj të rejave të Kastriotit!
Një fitore e mundimshme kundër Kastriotit që ka kryesisht lojtare të reja, pothuajse 90 për qind juniore!
Vushtrria ka fituar ndaj Samadrexhës me rezultat bindës, 28:19.
Në Deçan, Prishtina e mposhti skuadrën Jusuf Gërvalla me rezultat 28:17. Dy ndeshje tjera janë të dielën.
Samadrexha – Vushtrria 19:28 (8:15)
Samadrexha: A. Maloku, D. Basholli 1, R. Maloku 1, E. Basholli, Rr. Basholli, Ar. Maloku, Gr. Basholli 3, Salihu, Sadiku 10, Mehmeti 2, M. Sadiku 2.
Vushtrria: Kelmendi, B. Gubetini, Vokshi 1, Avdiu 6, Rama 5, Zymeri 5, Preniqi, Paci, Ramabaja 1, Rrahmani 1, Selaci 1, Kasumi 4, Tahiri 4.
Kastrioti – Ferizaj 25:29 (9:17)
Kastrioti: Dinarica, Gurgurovci, Stagova 1, Hyseni, Saliu 5, Hoxha 1, Reqica 1, Gashi 7, Krasniqi, Grainca, A. Dinarica 10, Osmani, Beqiri.
Ferizaj: Rogova, Gashi 6, Qerkini, Thaqi 2, Misini , Salihu 3, Reqica 3, Haliti, Kelmendi 7, Basha 8.
Jusuf Gërvalla – Prishtina 17:28 (9:13)
Jusuf Gërvalla: Imeraj 3, Gecaj 2, Qufaj 5, Tolaj 2, Imeraj, D. Qekaj, N. Qekaj 5, Shala.
Prishtina: Mekolli 5, Uka, Bregovina, Mehmeti 6, Sopjani 2, Berisha 1, Stagova 2, Matarova 7, Ipçi 1, B. Krasniqi, Llapashtica, Sefedini 4, Shala, Arifi.