Kryendeshja në Vushtrri

Hendboll

Kryendeshja në Vushtrri

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 11:16
Pamje nga një ndeshje

Këtë fundjavë zhvillohen ndeshjet e xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).

Vëmendja e tifozëve të hendbollit do të jetë në Vushtrri ku zhvillohet derbi i madh në mes të Vushtrrisë dhe Istogut. Kjo ndeshje është të shtunën nga ora 17.30.

Kampioni, Istogu, është i pari në tabelë me 20 pikë, ndërsa Vushtrria renditet e katërta me 16 pikë, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Istogu e Vushtrria vlerësohen pretendent për titull dhe me të drejtë pritet ndeshje interesante dhe cilësore.

Të shtunën janë edhe ndeshjet Ferizaj - Drita (13.30), Shqiponja - Samadrexha (15.30). Ndërkohë të dielen zhvillohen takimet Prishtina - Kastrioti (14.00) dhe Vëllaznimi - Jusuf Gërvalla (17:00).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat