KHF Istogu ka fituar turneun ndërkombëtar tradicional Shqiponja 2000, turne që i kushtohet ditës së 7 marsit.
Kapitenja e Istogut, Albina Rugova, me 13 gola të shënuar udhëhoqi Istogun drejtë trofeut të parë në vitin 2020 në hendboll.
Hendbollitja e përfaqësuses së Kosovës ishte pa konkurencë, hendbollistja me e mirë e këtij turneu duke qenë lidere për Istogaset.
Me lojë të mirë u dalluan portierja Blerta Ahmetxhekaj, S.Ujkiç, K.Ventski dhe të gjitha hendbollistet që u inkuadruan në ndeshje.
A.Rugova 13, K.Venecki 6, T.Hetemi 5, S.Ujkic 3, N.Milatovic 3,F.Rexhaj 2, P.Ferataj 1, A.Shehadadi, Y.Shatri, B.Ahmetxhekaj, A.Berisha.