O Zot, si na “piku derbi nga qielli” në hendboll e nuk e diti shikuesi, e pa superkontroll! - Bota Sot
O Zot, si na “piku derbi nga qielli” në hendboll e nuk e diti shikuesi, e pa superkontroll!

Hendboll

O Zot, si na “piku derbi nga qielli” në hendboll e nuk e diti shikuesi, e pa superkontroll!

Nga: Kemajl Goca Më: 8 mars 2020 Në ora: 18:48
O Zot, si na “piku derbi nga qielli” në hendboll e nuk e diti shikuesi, e pa superkontroll!

Kjo javë që po e lamë pas vërtet ka pasur shumë telashe në hendbollin femëror të Kosovës! E para, trajneri i Istogut, Faruk Shala, ka publikuar disa video duke faktuar dëmtimet e mëdha që i bënë gjyqtarët në takim me Vushtrrinë dhe pësuan humbje me 21:20.  Istogu ka një ekip tamam si kombëtare e Kosovës, por që nuk ia doli në Vushtrri.  

Kjo ndeshje kishte shikueshmëri, rreth 1500 shikues. O Zot, si na “piku derbi nga qielli” në hendboll e nuk e diti shikuesi, e pa superkontroll!

Na “piku derbi” në Vushtrri në mes Samadrexhës dhe Ferizajt. Samadrexha e parafundit në tabelë (i nënti) dhe Ferizaj deridje lidere, por që triumfuan samadrexhasit me 28:27.  Të gjithë menduan se kjo lojë është sa për sy e faqe, nuk ka rivalitet dhe fiton bindshëm Ferizaj, por ndodhi e kundërta. Mëkat që nuk e diti shikuesi se do të jetë aq nxehtë ky “derbi që pothuajse piku nga qielli”.  Gjynah që nuk kishte shikues edhe njohës të kësaj loje, që të shohin këtë sfidë përplot rivalitet! Mëkat që i iku ky derbi i paparalajmëruar!  

Merret vesh se ferizajaset janë ankuar se u dëmtuan në fund kur u referua penalltia, se sipas tyre nuk ka qenë.

Federata e Hendbollit e Kosovës duhet t’i urdhërojë komisionin përkatës që në çdo ndeshje të dërgojë superkontrollë, që t’i evitojë telashet. Istogu dhe Ferizaj vërtet meritojnë komplimente sepse e kanë bërë dramatik kampionatin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat