Kastrioti e Prishtina kualifikohen në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës! Jashari: E merituam

Hendboll

Kastrioti e Prishtina kualifikohen në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës! Jashari: E merituam

Nga: Kemajl Goca Më: 12 mars 2020 Në ora: 19:46
KHF Kastrioti

Hendbollistet e Kastriotit nga Ferizaj, kualifikohen në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll.

Ato triumfuan me rezultat 24:22 (11:9) ndaj Shqiponjës nga Gjakova, në takimin që u luajt pa shikues në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj. Lojë e mirë nga të dyja palët, por Kastrioti ia doli të shënon fitore dhe të shkon më tej.

“E merituam kualifikimin”, tha shkurt Vlora Jashari, kryetrajnere e Kastriotit, e cila ka një ekip me lojtare të reja, po ashtu edhe Shqiponja. Hendbollistja Arlinda Dinarica u veçua me 8 gola e ndihmuar nga Puhiza Gashi me 7, që ishin më efikaset, por kontribut dhanë edhe lojtaret tjera, sidomos mbrojtja ishte në nivelin e lartë.

Alma Nivokazi me 8 gola ka qenë më e mira te Shqiponja, por lojë të mirë treguan edhe lojtaret tjera. Kryetrajnerja Jashari padyshim se ka realizuar një qëllim të madh duke e kualifikuar ekipin në mesin e katër më të mirave të Kupës, ku janë kualifikuar edhe Istogu, Vushtrria dhe Prishtina.  

Kastrioti ruajti traditën e kualifikimeve në mesin e skuadrave më të mira, duke dëshmuar për një organizim shumë të mirë, aq me tepër me lojtare shumë të reja. Vashat e Prishtinës bënë lojë shumë të mirë dhe fituan në Gjakovë me rezultat 36:22, duke u kualifikuar.  Prishtina ishte shumë më e  mirë dhe nuk diskutohej në asnjë moment fitorja e tyre. Te meshkujt, Vëllaznimi nga Gjakova si vendas pësoi humbje me 31:25 nga Trepça e Mitrovicës, duke u eliminuar. Besa Famgas, Kastrioti, Trepça dhe Prishtina janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës.
  
Kastrioti-Shqiponja    24:22
Palestra e sportit “Bill Clinton”, Ferizaj.
Pa shikues:
Kastrioti: Gurgurovci, M. Dinarica, P. Gashi 7. Stagova 3, A. Dinarica 8, Beqiri 2, Hoxha 2, Salihu 2, S. Reçica. Hyseni, Grainca, Muhaxheri dhe Hyseni. 
Shqiponja: Ferizaj, Juniku 4, Goçi,  Nivokazi 8, Dobrunaj 3, E. Ferizaj 2, Zogaj, L. Ferizaj, Nuza 4, Dedaj, Arapi, Goçaj 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat