Hendbolli ka traditë në vendin tonë dhe ka dhënë shumë hendbollist në të kaluarën, sidomos në ligën më të fortë në ish Jugosllavi.
Në kohërat e vështira, në kohën e okupimit (1991-1999), kush më shumë e kush me pak dhanë për sportin në përgjithësi.
Gjeneratës së Republikës i takon edhe Arben Muqolli, prej hendbollistëve më të mirë që ka pasur Kosova, aktualisht është trajner në klubin pejan Besa Famgas.
Muqolli me shumë shokë nuk hezituan por zhvilluan garat në kuadër të Republikës së Kosovës, duke sfiduar regjimin kriminal serb në vitet e 90-ta.