Maqedoni që kishte veshur fanellën e kombëtares së Kosovës, fliste shqip më mirë se disa!

Hendboll

Maqedoni që kishte veshur fanellën e kombëtares së Kosovës, fliste shqip më mirë se disa!

Nga: Kemajl Goca Më: 2 prill 2020 Në ora: 12:56
Riste në mes në fanellën e kombëtares së Kosovës

Është interesante historia e një ish hendbollistit nga Maqedonia e Veriut, Risto Trajkovski, që një kohë ka veshur fanellën e kombëtares së Kosovës (2008). 

Ai periudhën më të gjatë si hendbollist kishte kaluar në Besa Famgas nga Peja dhe në Kastriotin e Ferizajt, me të cilat skuadrat ka arritur suksese të mëdha. 

Për aq ndeshje sa u i paraqit në fanellën e kombëtares së Kosovës, kishte treguar lojëra të mira dhe efikasitet. Ai sot jeton në Maqedoninë e Veriut. E veçanta e tij ka qenë, se shumë shpejt kishte mësuar të fliste gjuhën shqipe dhe madje e fliste më mirë se disa shqiptarë, sidomos kur komunikon fliste aq rrjedhshëm shqip, me gjuhën letrare!  

Në Kosovë kanë luajtur me dhjetëra maqedonë por pothuajse asnjë nuk e ka mësuar gjuhën shqipen përveç Ristes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat