Istogu, Prishtina, Vushtrria - kandidate për titull

Hendboll

Istogu, Prishtina, Vushtrria - kandidate për titull

Nga: Kemajl Goca Më: 5 maj 2020 Në ora: 12:53
Istogu, Prishtina, Vushtrria - kandidate për titull

Kampionia në fuqi dhe liderja e kampionatit Istogu, së bashku me Prishtinën dhe Vushtrrinë, janë kandidate për titullin e kampionit.

Superliga e Kosovës (femrat) në hendboll, që pritet të vazhdojë në muajin qershor, padyshim se tri skuadra do të janë në garë të fortë për titull, kështu mendojnë edhe disa njohës të kësaj loje në bazë të organizimit që shohin të këtyre ekipeve.  

Istogu me trajnerin Faruk Shala, Prishtina me Zijavere Salihu-Loshi dhe Vushtrria me Arben Parduzin, kanë ekipe shumë të mira. Mbetet të shihet se do të vazhdojë kampionatit ashtu siç është apo në formë të play-off-it.

Ekipet tjera, si Kastrioti, “Jusuf Gërvalla”, Shqiponja, Samadrexha, Vëllaznimi dhe Drita, kërkojnë lojëra më të mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat