Shala: Në Beograd ishim të rrethuar nga njerëz të armatosur, e çuditshme për vajzat tona të diasporës! Gjinovci më paralajmëron 

Hendboll

Shala: Në Beograd ishim të rrethuar nga njerëz të armatosur, e çuditshme për vajzat tona të diasporës! Gjinovci më paralajmëron 

Nga: Kemajl Goca Më: 5 maj 2020 Në ora: 16:13
Shala: Në Beograd ishim të rrethuar nga njerëz të armatosur, e çuditshme për vajzat tona të diasporës! Gjinovci më paralajmëron 

Faruk Shala kujton 22 marsin e vitit 2018, një vit rrënqethës sepe u ballafaquan me shumë të papritura në Beograd, në sallën Kovillovo, ku ishin të rrethuar nga njerëz të uniformuar e të armatosur deri në dhëmbë.  Gjithçka në tension, kombëtarja e Kosovës U-20 në hendboll (femrat), zhvilloi stërvitjen e parë historike në afërsi të Beogradit. Ndërsa selektori për U-20, Shala, me gjithë presionin nuk u ndal, zhvilloi stërvitjen në orën 19.00.   

-E realizojmë atë  stërvitje  njëorëshe nënë rrethim të hekurt të forcave te armatosura të Serbisë (e qe doli të ishte  stërvitje historike e Kosovës). -Qëllimi i  stërvitjes relaksues, te njoftohemi dhe ta ndjejmë terenin në të cilën do ta zhvillonim ndeshjen, nuk kishte  nevojë për motivim, mjaftonte fakti Kosova po luante me Serbinë në Beograd, adrenalina në maksimum, i gjithë populli shqiptar i kishte sytë ka kjo ndeshje.

Nata e 22 marsit 2018 shumë më e gjatë se të tjerat, mezi po  pres te zbardh dita dhe te vijë momenti i fillimit të ndeshjes.

Image

Shala zhvilloi stërvitjen në Beograd!

-Mbas darkës fillojnë të dëgjohen në një distancë të largët zhurma, njerëzish, po protestohej, drita të makinave dhe zjarre të ndezura,  morëm masat që këtë mos te vërejnë hendbollistet tonë.

23.03.2018 dita  e  ndeshjes, në mëngjes shoh lajmin në mediat, z, Gjinovci më paralajmëron situata nuk është e mirë, grupi i tifozëve të ashtuquajtur, Delije" kishin protestuar dhunshëm kundër zhvillimit të kësaj ndeshje duke djegur flamurin tonë, dhe një tentim të pasuksesshëm të futeshin në qendrën sportive Kovilovo që ishte e tëra e rrethuar nga njësitë speciale MUP-I i Serbisë,  ky fakt vetëm sa ngriti adrenalinën në mesin tonë.

Tani më ne Beograd kishte mbërritur presidenti z.Eugen Saraqini të pranishëm dhe dy gazetarë nga Kosova.
Ora: 14.30 Meeting Room në hotelin President në Kovillovo bashkë më stafin iu dhamë detyrat e fundit para ndeshjes hendbollisteve tona, në sytë e tyre ambicie, entuziazëm, të veshura me fanella të Kosovës, në pjesën e majtë të fanellave, qëndronte i vendosur një flamur i vogël shtetëror i Republikës se Kosovës, por që ishte me i madhi për  ne në ato çaste, ndërsa emblema e FHK-së në të djathtë të saj,  në shpin mbishkrimi  Kosova, të gatshme të nisemi drejtë në palestër, ndeshja Kosovë vs Serbi do te fillonte ne ora:15.00.

-Ndeshje qe nuk ishte vetëm një ndeshje hendbolli,  por shumë më shumë se kaq..!, -Ndeshje qe nuk u zhvillua kurrë dhe duket se nuk do të zhvillohet për shumë vite...?, kjo ishte deri këtu të tjerat i përkasin historisë”, tregon Shala në ditarin e tij, i cili me gjasë së shpejti do ta botojë edhe një libër për gjithë at dramë në Beograd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat