Mimoza Xhemajli - qendra bindshëm më e mirë në Kosovë në 20 vitet e fundit

Hendboll

Mimoza Xhemajli - qendra bindshëm më e mirë në Kosovë në 20 vitet e fundit

Nga: Kemajl Goca Më: 6 maj 2020 Në ora: 15:38
Mimoza Xhemajli - qendra bindshëm më e mira në Kosovë në 20 vitet e fundit

Ka qenë prej lojtareve më teknike që kishte hendbolli. Është Mimoza Xhemajli, e cila u zgjodh lojtarja më e mirë në Kosovë në pozitën e qendrës në 20 vitet e fundit.

Në anketën e rubrikës së sportit të gazetës kombëtare “Bota sot”, morën pjesë 20 emra më të njohur të hendbollit, ku zgjodhën Mimozën më të mirën në pozitën e  qendrës. Ajo fitoi me 11 vota apo bindshëm nga pozita e dytë, Bellma Beba, që kishte vetëm 5 vota.

Sipas anketës, MIMOZA XHEMAJLI - qendra më e mirë e Kosovës në periudhën 1999-2019

Renditja 
1. Mimoza Xhemajli    11
2. Bellma Beba    5
3. Vlora Jashari    2
3. Lirie Muhaxheri    2
4. Fatmire Ramadani-Ferati    1

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat