Pranvera Ferataj vazhdon kontratën me KHF Istogu

Hendboll

Pranvera Ferataj vazhdon kontratën me KHF Istogu

Nga: K. G. Më: 2 korrik 2020 Në ora: 13:20
Pranvera Ferataj vazhdon kontratën me KHF Istogu

Pranvera Ferataj është prej hendbollisteve më të mira në vendin tonë, e cila vazhdon kontratën me klubin më të organizuar në vendin tonë, KHF Istogu. Istogu ka plane afatgjate, ta ndërtojë një ekip që t’ia kthejë krenarinë hendbollit të Kosovës. 

“KHF 'Istogu' ka kënaqësinë të ju njoftoj se sot hendbollistja Pranvera Ferataj ka vazhduar kontratën me klubin edhe për një vit.

Pranvera është hendbolliste shumë e rëndësishme për klubin tonë, vazhdimi i bashkëpunimit me të edhe për një vit është lajm i mirë për KHF 'Istogu', njofton Istogu.

Pas vazhdimit të kontratës me KHF 'Istogu', Ferataj deklaroi: "Do të vazhdojë të jem pjesë e ekipit të Istogut edhe për një vit.

Jam shumë e kënaqur me punën dhe angazhimin e vajzave në ekip, në sezonin e fundit neve si skuadër nuk na përcolli fati sportiv.
Synimet tona për sezonin e ardhshëm janë titulli i kampionit dhe Kupa e Kosovës.
Meritat më të mëdha i takojnë trajnerit z.Faruk Shala për udhëheqjen dhe angazhimin e tij të madh në KHF 'Istogu'”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat