Ndërpritet kampionati i hendbollit

Hendboll

Ndërpritet kampionati i hendbollit

Nga: K.G. Më: 25 shtator 2020 Në ora: 15:41
Ndërpritet kampionati i hendbollit

Federata e Hendbollit e Maqedonisë (RFM) ka pezulluar kampionatin për shkak të rritjes së numrit të lojtarëve të infektuar me virusin korona.

Për shkak të numrit të madh të hendbollistëve që janë të regjistruar me virus, si në ekipin e Rabotniçkit nga Shkupi, u mor vendim për të pezulluar garën në Grupin B të Superligës së Maqedonisë të Veriut.

Siç u njoftua, hendbolli në këtë grup do të pauzojë për 15 ditët e ardhshme, pas së cilës do të bëhet një analizë dhe do të merret një vendim.

Më parë, FHM pezulloi garën në Grupin A të Superligës, ku katër skuadra raportuan se kanë të infektuar me virusin korona.

Në dy grupe të Superligës A dhe B,  në secilën luajnë nga shtatë klube, të cilave u bashkohen në play-off edhe dy skuadra pjesëmarrëse në Seha League.

Federata gjithashtu pezulloi garën edhe në Ligën e Parë të hendbollit për meshkuj, aktualisht do të luhet vetëm në konkurrencën e femrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat