Ahmet Petrova do t’i ndjek rrugët ligjore

Hendboll

Ahmet Petrova do t’i ndjek rrugët ligjore

Nga: Kemajl Goca Më: 3 tetor 2020 Në ora: 13:41
Ahmet Hysenaj - Petrova

Kryetari i klubit me renome të hendbollit Kastrioti –M nga Ferizaj, Ahmet Hysenaj – Petrova, zotohet se do të punojë vetëm me letra dhe do t’i ndjek edhe procedurat ligjore.

Sipas burimeve të sigurta (të njohura për redaksinë), Ahmet Petrova është duke kërkuar një kohë të gjatë, që të bëhet pranim - dorëzimi i  klubit konform ligjeve në fuqi, por udheheqësia - bordi klubit nuk është duke iu përgjigjur bile as në telefon dhe ju ka dërguar një deklaratë të cilën duhet ta nënshkruajnë, bordi komplet dhe themeluesit: 1. Lulzim Abazi  - kryetar bordi, 2. Fitim Ramadani - anëtar bordi dhe 3. Bardhyl Ranadani të cilën duhet ta notorizojnë.

Letra që u dërgua në redaksinë tonë, ja se çfarë shkruan:  “Bazuar në Statutin e klubit të hendbollit Kastriotit M - Ferizaj, me nr. të regjistrimit 5111066-8 në ministrinë e Administratës Publike, neni 5, 6 dhe 9, në statutin e datës 30 nëntor 2005, dhe në dispozita tjera të Statutit dhe në përputhje me Ligjin dhe për shkak të ndryshimit të rrethanave, me këtë deklaratë të datës 24 shtator 2020, në bazë të shprehjes së vullnetit të lirë, deklarojmë:

1. Ne themeluesit e klubit dhe anëtarët e bordit të KH Kastrioti-M dhe me përfaqësues Ligjor z. Bardhyl Ramadani, deklarojmë se: Çdo obligim gjatë udhëheqjes së klubit KH Kastrioti-M financiar dhe përgjegjësi ligjore derisa na e kemi udhëheq klubin obligohemi që ta kryejmë dhe të përgjigjemi ne deri me 20 janar të vitit 2020. Kjo deklaratë ka fuqi ekzekutuese, deklaruesit pajtohen që çdo obligim ligjor pranë autoriteteve të R. Kosovës dokumentet financiare, faturat, raportet financiare do ti përgjigjen deri me 20 janar 2020.  

Po qese deklaruesit për shkak të mos përmbushjes së kësaj deklarate atëherë deklaruesit do të përgjigjet edhe me pasurinë e tyre personale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat