Esma Muratoviq: Vajzat dhanë më të mirën kundër Vushtrrisë! Me padurim e presim lojën në sallën e re

Hendboll

Esma Muratoviq: Vajzat dhanë më të mirën kundër Vushtrrisë! Me padurim e presim lojën në sallën e re

Nga: Kemajl Goca Më: 11 tetor 2020 Në ora: 13:54
Esma Muratoviq: Vajzat dhanë më të mirën kundër Vushtrrisë! Me padurim e presim lojën në sallën e re

Hendbollistja më e mirë në Kosovë, Esma Muratoviq, përgëzon bashkëlojtaret e saja, për angazhim dhe lojë të mirë që treguan në ndeshjen e parë të Kupës së Evropës në hendboll (femrat).

Esma me Istogun shënuan fitore në udhëtim me rezultat 26:21 (10:11) kundër fitueses së Kupës së Kosovës, Vushtrrisë, në takimin që u zhvillua dje në palestrën e re në fshatin Samedrexhë të komunës së Vushtrrisë.

Esma ka qenë e pandalshme, duke realizuar 12 gola apo pothuajse 50 për qind të golave për skuadrën e saj. 
Esma u shpall lojtarja e ndeshjes! Ajo është e matur për ndeshjen e kthimit që luhet me 17 tetor në palestrën e re në Istog. 

Image

Esma Muratoviq dhe trajneri Faruk Shala

“Bota sot”: A mendoni se jeni afër kualifikimit, si e shihni sfidën e kthimit në Istog?
Esma Muratoviq:
Ne kemi një ndeshje të re në fundjavën e ardhshme, do të luajmë sikur të mos kemi avantazh fare.
Shpresoj se ne do të bëjmë më të mirën. E presim me padurim ndeshjen në sallën tonë të re – në shtëpinë tonë. 

Image

Kemi lojtaret më të mira individuale, na mungon pak koordinimi në lojë, gjë që është normale pas një pauze të gjatë! Kështu që në periudhën tjetër loja jonë do të përparojë shumë më shumë dhe do të jemi në nivelin e kërkuar.

“Bota sot”: Cili është dallimi i Istogut?
Esma Muratoviq
: Kemi +5 diferencën ndaj rivales. 

Jam e kënaqur që arritëm një fitore në udhëtim, kemi +5 epërsinë dhe jemi shumë të lumtura. Vajzat dhanë më të mirën e tyre dhe ne arritëm një fitore të madhe, ku luftuam edhe kundër gjyqtarëve, në të cilën vajzat nuk ranë nën ndikimin e tyre dhe treguan se ato gjithashtu mund të luftojnë edhe me gjëra shtesë.

Unë me të vërtetë e respektoj atë ekip, dhe po pres me padurim ndeshjen në Istog. Ju dëshiroj mirëseardhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat