Istogu triumfon në përurim të palestrës, kualifikohet në rrethin e tretë të Kupës së Evropës 

Hendboll

Istogu triumfon në përurim të palestrës, kualifikohet në rrethin e tretë të Kupës së Evropës 

Nga: Kemajl Goca Më: 17 tetor 2020 Në ora: 19:29
Istogu triumfon në përurim të palestrës, kualifikohet në rrethin e tretë të Kupës së Evropës 

Istogu e fillon me këmbë të mbarë në palestrën e re në Istog, duke shënuar fitore me rezultat 31:24 kundër Vushtrrisë. KHF Istogu sfidën e parë  ka fituar me 26:21 dhe me rezultat të përgjithshëm 57:45 kualifikohet në rrethin e tretë të Kupës së Evropës.

Istogu starton me fitore në përurim të palestrës. Nga ana tjetër, Vushtrria u paraqitën pa trajnerët, Arben Parduzi dhe ndihmësi i tij, Besim Shabanaj, munguan për shkak se janë të infektuar me Covid 19.

Hendbollistja Esma Muratoviq së bashku me Albina Rugovën, e ndihmuar edhe nga Tina Hetemi, Keta Venetski etj. u treguan të papërmbajtshëm për rivalen.

Periudha e parë e lojës ka qenë me rivalitet deri në 20 minutat parë, por me pas Istogu filloi të shkëputet në epërsi falë dyshes fantastike Muratoviq e Rugovës, duke shkuar në pushim me 4 gola epërsi (17:13).

Në pjesën e dytë, vashat e kryetrajnerit Faruk Shala, ishin më komode dhe treguan lojë të mirë duke u kualifikuar me plot meritë në rrethin e tretë.

Esma Muratoviq ishte lojtarja më efikase të Istogu, me 10 gola, Albina Rugova me 9, ndërsa te Vushtrria Burneta Rama me 9 gola dhe Zade Zymberi me 5.  Shala me Istogun synojnë që të janë sa më lartë në këtë garë. Istogu tani ka qetësinë, për faktin se ndeshjet si vendas i zhvillojnë në palestrën e re dhe ky është një lehtësim edhe më i madh për ta.

Istogu – Vushtrria 31:24 (17:13)

Istogu: Muratoviq 10, Rugova 9, Venetski 4, Ujkiq 3,Hetemi 2, Fejzaj 1, Shatri 1, Berisha 1, Ferataj, Rexhaj, Halitaj, Milatoviq, Ahmetxhekaj, Shehdadi

Vushtrria: Rama 9, Zymberi 5, Kasumi 4, Sopjani 3, Tahiri 2, Matarova 1, Paci, Avdiu, Preniqi, R. Gubetini, Terstena, Kelmendi, B. Gubetini, Rrustemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat