Shala për shortin në Evropë: Synimet tona janë me kaluar më tej

Hendboll

Shala për shortin në Evropë: Synimet tona janë me kaluar më tej

Nga: Kemajl Goca Më: 20 tetor 2020 Në ora: 12:46
Shala për shortin në Evropë: Synimet tona janë me kaluar më tej

Kryetrajneri i klubit të hendbollit Istogu (femrat), Faruk Shala, sot ka mësuar rivalen për Kupën e Evropës. 

Victoria Berestie nga Bjellorusia është rivale e Istogut. Ndeshja e parë luhet me 14-15 nëntor në Bjellorusi dhe ajo e kthimit pas një jave. Bjelloruset janë ekip shumë e fortë, ndërsa vashat e Istogut synojnë që të bëjnë befasi në rrethin e tretë të Kupës së Evropës. 

“Nuk është i lehtë por nuk është as i pakalueshëm.

Synimet tona janë me kaluar më tej”, tha Shala për gazetën Kombëtare “Bota sot”.

Istogu ka ekip mjaft të mirë, me hendbollistet si Esma Muratoviq, Tina Hetemi, Albina Rugova, Keta Venetsky etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat