Suedia në Prishtinë, Kosova në drithërima

Hendboll

Suedia në Prishtinë, Kosova në drithërima

Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 17:45
Suedia në Prishtinë, Kosova në drithërima

Suedia pritet të zbarkojë në Prishtinë për ndeshjen e të dielës (17.00), Kosova në drithërima!

Kombëtarja e Kosovës në hendboll është kthyer sot në Kosovë. Menjëherë të enjten hendbollistët e Kombëtares i janë nënshtruar testimit të ri për COVID-19.

Kombëtarja jonë të mërkurën pësoi nga Mali i Zi në Podgoricë, por angazhimi është vlerësuar të ketë qenë në nivel e po ashtu edhe paraqitja në pjesën e parë.

Nesër kombëtarja i fillon përgatitjet për ndeshjen ndaj Suedisë që e luajmë të dielën në Prishtinë. Suedia vlerësohet kombëtarja më e fortë në grup, por kapiteni Valon Dedaj ka premtuar angazhim maksimal.

“Ndeshja me Malin e Zi ishte mjaft e vështirë, pasi që Mali i Zi ka ekip mjaft të fortë dhe të nivelit të lartë. Ne u munduam dhe në pjesën e parë arritëm t’i përmbushim me sukses detyrat e trajnerit, ndërsa në pjesën e dytë patëm disa gabime që na kushtuan me humbje. Ndeshja me Suedinë do të jetë mjaft e fortë sepse Suedia është kundërshtari më cilësor në grup. Por do të mundohemi të japim maksimumin”, ka premtuar Dedaj.

Kosova do ta kërkoj rastin ndaj Suedisë, por edhe në ndeshjet tjera të kësaj kampanje kualifikuese.

“Shpresojmë të qetësohet situata me koronavirus dhe të kemi ekipin e plotë. Kemi disa mungesa dhe në ndeshjet që i luajmë si vendas besoj se do të kemi rezultate pozitive”, ka theksuar Dedaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat