Ndeshja me Suedinë luhet, shtyhen takimet kampionale

Hendboll

Ndeshja me Suedinë luhet, shtyhen takimet kampionale

Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 22:45
Ndeshja me Suedinë luhet, shtyhen takimet kampionale

Ndeshja e Kombëtares së Kosovës me Suedinë do të zhvillohet sipas planifikimit, të dielën nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Për këtë ndeshje Federata jonë është përgatitur gjatë, ndërsa edhe Suedia ka bërë të gjitha përgatitjet për udhëtim në Prishtinë. Suedia vjen të dielën në Kosovë dhe largohet menjëherë pas ndeshjes.

Ndeshja Kosova – Suedia i takon fazës së dytë kualifikuese për “Euro 2022”, ndërsa nëse eventualisht nuk do të luhej, dëmet për hendbollin kosovar do të ishin shumë të mëdha.

Por këtë fundjavë nuk do të ketë ndeshje tjera të hendbollit, në përputhje me vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës në luftë ndaj përhapjes së koronavirusit. Janë pezulluar të gjitha ndeshjet kampionale të fundjavës. Ndeshjet janë pezulluar deri të hënën e më pas Bordi i FHK-së në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe MKRS-në do të marr vendim.

Ndeshja me Suedinë luhet pa praninë e shikuesve dhe duke respektuar të gjitha masat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat