Fitore për Trepçën e Zhegrën

Hendboll

Fitore për Trepçën e Zhegrën

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 14:19
Fitore për Trepçën e Zhegrën

Skuadrat udhëtuese i kanë fituar ndeshjet e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Në kuadër të javës së gjashtë, Trepça fitoi në udhëtim ndaj Prizrenit me rezultat bindës, 36:23. Trepça me fitore përforcohet në vendin e tretë me 9 pikë, një më pak se Besa Famgas e Prishtina që takohen të premten (nesër) nga ora 17:30.

Prizreni mbetet i fundit, pa pikë.

Ndeshja në mes të Zhegrës e Vushtrrisë u luajt në Vushtrri, kurse fitore shënuan zhegrasit me 41:29.
Në konkurrencë të femrave u luajt ndeshja në mes të KEK-ut dhe Istogut. Fitore bindëse shënoi Istogu, me rezultat 57:13. Ndeshja i takoi javës së pestë.

Prizreni – Trepça 23:36 (12:14)

Prizreni: Thaqi 1, Gashi 2, Topalli 1, Ferati, Bytyqi, Skenderi 2, Etemi, Thaqi, Haxhimusa 7, Ibrahimi 3, Krasniqi 3, Buqaj, Salihu 4, Krasniqi, O. Krasniqi
Trepça: Buqinca, Shala, Sejdijaj, Klinaku 7, R. Shabani 4, Maxhera 7, A. Shabani 8, Mujka, K. Terziqi 2, B. Terziqi, Voca 1, Abazgjiku 4, Fejzullahu 2, Parduzi, Cimili.

Zhegra – Vushtrria 41:29 (25:17)

Zhegra: Ibrahimi, Kurexhaj, Jusufi, Haziri, Lu. Haziri 1, Isufi 3, Agushi 1, Aliu 3, Ad. Isufi 4, Ag. Isufi 1, Al. Haziri 13, Murseli 2, Misini 8
Vushtrria: Pllana, F. Jashari 9, Karaqa 1, Sadiku, Emini, Musa 1, M. Jashari 12, Mejzini 2, Tahiri, Miftari 3, Musa 1, Mehmeti 1, Fazliu, A. Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat