Halitaj 16 gola dhe Ujkiqi 12, e dërrmojnë KEK-un

Hendboll

Halitaj 16 gola dhe Ujkiqi 12, e dërrmojnë KEK-un

Nga: K.G. Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 14:42
Alberina Halitaj

Nënkampionja e Kosovës, Istogu, si mysafire ka deklasuar me rezultat 57:13 KEK-un nga Kastrioti, në ndeshjen e mbetur të Superligës së Kosovës në hendboll.

Alberina Halitaj veç vet ka shënuar 16 gola apo 3 më shumë se e gjitha skuadra kundërshtare! Halitaj vet e ka mundur KEK-un.

Suzana Ujkiq është në formë të lartë, realizon 12 gola apo më së shumti gola prej se ka ardhur te Istogu! 

Hendbollistjai Natalia Millatoviq shënoi 9 gola, Tina Hetemi 7 dhe Adelina Berisha 7 gola etj. duke e ndihmuar ekipin në fitoren bindëse.

Image

Suzana Ujkiq

Istogu vargon pesë fitore dhe udhëheq me 10 pikë të tabelën e klasifikimit, ndërsa KEK-u është në fund me 0 pikë.

Femrat
KEK-u – Istogu 13:57 (4:25)

KEK-u: Ramadani, Kutllovci, Selmanaj 1, Grajqevci 2, E. Grajqevci 5, Asllani 1, Smakiqi 1, Dedinca 1, Klinaku 2, A. Grajqevci.
Istogu: Berisha7, Ferati 5, Hetemi 7, Halitaj 16, Venetski, Muratoviq, Shatri 1, Milatoviq 9, Kameri 4, Ujkiq 12, Ahmetxhekaj 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat