Bytyqi është kthyer fuqishëm

Hendboll

Bytyqi është kthyer fuqishëm

Më: 15 nëntor 2020 Në ora: 13:25
Bytyqi është kthyer fuqishëm

Mirjeta Bytyqi është kthyer fuqishëm te skuadra e elitës sllovene, Mlinotest Ajdovshçina.

Ajo të shtunën realizoi gjashtë gola nga gjashtë tentime në fitoren 31:19 ndaj skuadrës Z’Dezhele. Bytyqi kishte munguar në ndeshjen e fundit, kurse kampionati slloven nuk u luajt për tri javë për shkak të pandemisë. Në katër ndeshje Mirjeta Bytyqi ka shënuar 21 gola.

Albana Arifi të premten shënoi tri gola për Lugin që pësoi 23:20 nga Onnereds në elitën e Suedisë.

Tri gola të shtunën i shënoi edhe Mirela Gjikokaj. Skuadra e saj, Follo, fitoi 33:25 ndaj Grane Arendal në divizionin e parë të Norvegjisë. Follo udhëheq në tabelë dhe pritet të kthehet në elitë.

Pashke Marku shënoi dy gola në elitën e Zvicrës. Skuadra e saj, Kreuzlingen humbi 30:18 nga Spono Eagles.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat