Kampionja e Kosovës, Ferizaj pëson edhe një humbje të thellë në Antalia, kësaj radhe me rezultat 32:16 (16:4) nga Muratpasha Belediyesi SK, në ndeshjen e dytë të rrethit të tretë të Kupës së Evropës në hendboll (femrat).
Ndeshjen e parë (dje) e humbën me 40:15 dhe me rezultat të përgjithshëm 72:31 eliminohen nga garat evropiane.
Ferizaj: Trenoska, Rashiti, Kelmendi 5, Domaneku 3, Stagova 3, Kupina 2, Sylejmani 2, Çerkini 1, Basha, Stojkovska, Huruglica.
Muratpasha Belediyesi SK: Shulega, Sesoz, Ozdemir,Yapici 6, Ozkasikci 5, Koseler 4, Sormaz 4, Kiliç 4, Ersoz 3, Guleçyuz 2, Çelik 2, Turkyilmaz 1, Karaarslan 1, Hosgor, Akalin, Bozdogan.