Jo Kosovo po Kosova! Besa ta shmang at paralajmërim

Hendboll

Jo Kosovo po Kosova! Besa ta shmang at paralajmërim

Nga: Kemajl Goca Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 17:29
Jo Kosovo po Kosova! Besa ta shmang at paralajmërim

Kampioni i Kosovës në hendboll (meshkuj), Besa Famgas nga Peja, skuadra bindshëm më e suksesshme në Kosovë, padyshim se ka bërë një gafë, sigurisht jo me qëllim!

Ose mund ta quajmë edhe si lëshim!

Në paralajmërimin apo në reklamën e saj, shkruan Kosovo!

Image

Reklama e Besës

Jo Kosovo por Kosova sepse kjo reklamë është e vet klubit dhe askush nuk e ka detyruar me zor ta shkruaj në këtë formë.

Është më së e qartë që dikush nga zyrtarët e klubit pejan, mund t’i çojë hundë, por pranojeni gabimin apo gafën që e keni bërë, shmangeni Kosovo por shkruajeni Kosova.

Image

E para, kombëtarja e Kosovës kur luan në rrafshin ndërkombëtar, e ka Kosova të shkruar në fanellë dhe jo Kosovo! E papranueshme është që ne ta shkruajmë Kosovo, kështu që zyrtarët e Besës duhet ta përmirësojnë këtë gabim.

Image

Kombëtarja e Kosovës, e ka Kosova në shpinë!

Besa do të ballafaqohet me Bosna Visoko Vispak nga Bosnja, në kuadër të rrethit të dytë kualifikues të Kupës së Evropës në hendboll (meshkujt). Ndeshja e parë luhet në orën 16.00 (e shtunë) dhe ndeshja e dytë me 22 nëntor në orën 15.00 (e diel).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat