Skuadra nga Republika Srpska ndeshet me kampionin e Kosovës

Hendboll

Skuadra nga Republika Srpska ndeshet me kampionin e Kosovës

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 12:04
Skuadra nga Republika Srpska ndeshet me kampionin e Kosovës

Skuadra nga Republika Srpska ndeshet me kampionin e Kosovës!

Kampionia e Kosovës, Besa Famgas, do të përballet me Borcin e Banjallukës në raundin e tretë të Kupës Evropiane. Shorti për këtë fazë të garave është tërhequr të mërkurën.

Ndeshja e parë luhet më 12/13 dhjetor në Pejë, kurse e kthimit një javë më vonë në Banjallukë të Bosnjë-Hercegovinës.

Besa Famgas ka shkëlqyer në raundin e dytë të Kupës Evropiane, duke shënuar dy fitore të thella ndaj Bosna Visoko, skuadrës tjetër boshnjake. Të dy ndeshjet ishin luajtur në Pejë.

Besa Famgas ka pretendime për të shkuar përtej raundit të tretë të Kupës Evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat