Kabashi: Fati ynë është që lojën e parë e zhvillojmë në Greqi e të dytën në Prishtinë

Hendboll

Kabashi: Fati ynë është që lojën e parë e zhvillojmë në Greqi e të dytën në Prishtinë

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 12:03
Fati ynë është që lojën e parë e zhvillojmë në Greqi e të dytën në Prishtinë

Shorti i së mërkurës nuk ishte shumë i favorshëm për KH Prishtinën, që në raundin e tretë të Kupës Evropiane përballet me AEK-un e Athinës. AEK-u ka përbërje të fortë me plot lojtarë të huaj dhe vlerësohet prej skuadrave më të forta në këtë garë. Në vitin 2018 luajti në finale të Kupës Sfiduese kurse në gara evropiane paraqitet rregullisht.

Ndeshja e parë luhet më 12 dhjetor në Athinë kurse e kthimit më 19 dhjetor në Prishtinë.

Trajneri i Prishtinës, Taib Kabashi ka premtuar maksimumin në përpjekje për të kaluar ekipin grek.

“AEK-u i Athinës është kundërshtari më i fortë i mundshëm.

Bëhet fjalë për ekip shumë të mirë, që ka në radhët e tij lojtarë nga Spanja, Kroacia, Serbia, Brazili dhe lojtarët më të mirë vendor. Fati ynë është që lojën e parë e zhvillojmë në Greqi e të dytën në Prishtinë. Në sport asnjëherë nuk i dihet. Do të japim maksimumin, me të gjitha forcat që kemi”, ka thënë Kabashi.

Edhe Prishtina ka përbërje cilësore, me reprezentues të vendit dhe lojtarë me përvojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat